Pelegrinazhi Bektashi: Numrat - Rreth 160 000 pelegrinë ishin në këtë vit 2016 në Tomorr **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pelegrinazhi Bektashi: Numrat - Rreth 160 000 pelegrinë ishin në këtë vit 2016 në Tomorr

Fatjon Kaloci
24.8.16
Rreth 7 200 kurban u bënë këtë vit në nder të festës pagane që për çdo vit mbledh jo vetëm besimtarët bektashinj por edhe njerëz të çdo besimi në Kulmak të Skraparit. Ky është numri i pritshëm duke përfshirë edhe të nesërmen ku fluksi fillon të bjerë. Festa në fakt mbyllet zyrtarisht nesër të enjten e 25 gushtit 2016. Sipas Corovoda Online Deri në mesditën e së mërkurës 24 gusht 2016 numri i kurbanëve shkonte në afro 6 700. Rreth 150 000 - 160 000 ka qënë numri i pelegrinëve që prekën Tomorrin e magjishëm të paqes dhe prehjes. Festa e nisur zyrtarisht në datën 19 gusht zgjat deri në 25 gusht. Këto konsiderohen si ditët e shenjta për besimtarët bektashi të cilët përmes lutjes dhe faljes kërkojnë që përmes sakrificës së të shkuarit në këtë vend të kenë më shumë begati dhe paqe për veten dhe të afërmit e më tej. Pelegrinazhi i këtij viti u karakterizua nga harmonia edhe me besimtarë të feve të tjera të cilët zgjodhën Tyrben e Abas Ali për këtë lutje 2016. Sipas ritualeve të vendasve, është mirë që Tomor - T'mirin të shkohet 3 vite radhazi. Bërja kurban, një ritual i hershëm i njerëzimit është simbol i përuljes ndaj zotit. Historia pellazgjike e bën edhe më të shenjtë këtë vend që mendohet se ka qënë Dodona orakulli fatshprehës i lisave shekullorë. Për çdo vit festa kulmon në datat 21 dhe 22 gusht.
Corovoda Online
       
         
close