Pelegrinazhi bektashi: Policia Rajonale publikon planin e masave. Autobusët dhe Mikrobuzët Ndalohen **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pelegrinazhi bektashi: Policia Rajonale publikon planin e masave. Autobusët dhe Mikrobuzët Ndalohen

Fatjon Kaloci
17.8.16
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Urë Vajgurore kanë marrë masat për zhvillimin e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Sipas Corovoda Online në raport theksohet se mjetet Autobus dhe Mikrobuz do të duhet të ndalin qarkullimin nëse janë nisur drejt Teqesë së Kulmakut. Policia shpjegon se do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në përbërje të së cilës janë; Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Urë Vajgurore ofron një shërbim policor, në partneritet me komunitetin dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.
Më i përqendruar ky shërbim do të jetë përgjatë akseve rrugore Berat -Poliçan- Pronovik- Novaj – Teqe, Poliçan -Çorovodë, Çorovodë- Gjerbës – Teqe e Kulmakut, e pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvullohet aktiviteti i pelegrinazhit.
Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në Malin e Tomorrit.
Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobuza dhe mikrobuza) të ndalojnë qarkullimin nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.


Corovoda Online