
Nëse e "taks" (paravendos se do shkosh) duhet që të vesh përpos çdo problematike që mund të dalë rrugës. Udhëtimi me mjet do të zgjas (në varësi të aksit rrugor që do ndiqni) së paku 2 orë (aksi 1) apo 3.1/2 (aksi 2). Një ndër karakteristikat e festës është kurbani. Ai duhet të marrë bekimin e vendit të shenjtë përpara se të bëhet fli në vendin e caktuar të therjes. Menjehere pas bërjes kurban është mirë që një shenjë gjaku e kurbanit të vendoset në ballin e çdokujt nga njerëzit tuaj të afërt që ndodhen me ju. Në rast pamundësi të të qënit me njerëzit tuaj pranë ju mund të ndizni një qiri për personin që dëshironi ti jepni lutjen tuaj për mbarësi. Në vendet e shenjta, Tyrbe e Abas Ali është mirë të hysh pa atlete apo këpucë, dhe pragun hyrës t'a kaloni me këmbën e majtë, rituali rreth rrotullues brenda tyrbes apo vendit të shenjtë nuk duhet t'i ktheni kurriz, në gurin e prehjes mund të bëni faljen apo lutjen tuaj dhe në mbarim të këtij rituali duhet të "bëni sevap" për të pamundurit. Në një arkë metalike mund të shprehni dëshirën e kontribuimit monetar, është mirë që mes asaj që ju doni të ofroni të ketë monedha metalike në mënyrë që tingëllimi apo zhurma e rënies së tyre të dëgjohet prej jush. Pasi mbaron edhe ky ritual ju mund të dilni ashtu siç bëtë hyrjen. Nëse dëshironi të piqni kurbanin tuaj në vend, përpiquni të ruani një "shenjë" një pjesëz mishi për ata që ju presin në shtëpi apo njerëzit e dashur. Ah... edhe diçka... nëse konsumoni pije me urime, përveç fjalës Gëzuar thuhet edhe bashkëshoqëruesja "N'a Ndihmoftë!". Gotat duhen të vishen nga duart dhe shkëmbimet e urimeve përmes trokitjes së gotave evitohen kështu pasi duhet që pjesa kurrizore e gishtave të dorës të "cek" pjesën kurrizore të gishtave të tjetrit me të cilin shkëmbeni urimet.