Skrapari Turistik - Sinjalistika: Tabelat të vendosura në disa ndër pikat kryesore orientojnë vizitorët **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari Turistik - Sinjalistika: Tabelat të vendosura në disa ndër pikat kryesore orientojnë vizitorët

Fatjon Kaloci
18.8.16
Pika e Nisjes - Kështu mbishkruhet në njërën, nga dhjetra të tilla. Në Skraparin e këtyre ditëve, sinjalistika të ndryshme turistike të zonës janë të vendosura gjerësisht në pikat kryesore të asaj çfarë natyra ofron si një atraksion më shumë mes bukurive pafund të zonës. Së fundmi është implementuar një projekt i DevOps në kooperim me Bashkinë Skrapar që synojnë një orientim më të lehtë. Tabelat të ndryshme ndodhen përgjatë aksit rrugor Berat - Skrapar, madje më herët edhe në Lushnje Promocionalet Sinjalistikë të Skraparit qëndrojnë të vendosura pranë Rreth Rrotullimit të këtij qyteti. Tabela të tilla si Kanionet e Osumit, Vrima e Nuses, Ura e Zabërzanit, Ajo hyrëse në Çorovodë, apo ajo e adrenalinë-mbajtësve të Rafting mbi Kanionet e Lumit Osum tashmë kanë fituar "simpati" edhe në rrjete sociale. A.Harasani një politikbërës ekonomie, me një foto në facebook u bë protagonist në tabloidët "Spicy" me tabelën e Vrimës së Nuses.
Corovoda Online / Imazhe rrjet FB