Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu dhe Sekretari i Komitetit të Veteranëve Skrapar z.Bashkim Sulejmanasi |
E hëna e 5 Shtatorit kulmon në promemorien e përpjekjeve historike të atyre që dhanë jetën për Çlirimin e Qytetit të Parë në Shqipëri. E si për çdo vit, Festimet mbuluan Çorovodën që në orët e para të ditës. Qindra të pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve të Skraparit, rreth orës 10:00 nderuan kujtimin e tyre. Corovoda Online në facebook trasmetoi live momentet e ceremonisë së sotme, ndërsa në një video të shkurtër via mobile sjellim pak nga atmosfera.
Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu dhe Sekretari i Komitetit të Veteranëve të Rrethit të Skraparit Bashkim Sulejmanasi vendosën kurorën e nderimit të 74 viteve Krenari të një populli liridashës e punëtor të Skraparit.
Pamje 5 shtator 2016 - Muzeu Historik i Skraparit |
Figura të larta të ekzekutivit lokal, veteranë, familje dëshmori, intelektualë dhe dhjetra fëmijë tek Festa më e madhe që historia e Skraparit ka ngulitur dhe do ta përcjellë në breza. Festimet vijuan në mjediset e Muzeut Historik të Rrethit i kuruar më së mirë dhe mikpritës i përhershëm i eventeve të tilla, ku për të gjithë të pranishmit Drejtoresha e ketij institucioni A.Basho ngjalli interes tek të pranishmit në referencat dhe gjurmët e pasura historike të Skraparit të momenteve të Çlirimit.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Skraparit znj.A.Basho në referimet historike të 5 Shatorit 1942 |
Deri në mesditë festa vijoi ndërsa në grupe të ndryshme Çorovoda e Bar-eve gumëzhoi në bisedat rreth së djeshmes së lavdishme që na bën krenar.
Në kujtësë, pasditja e 5 Shtatorit 1942 grumbulloi me mijëra njerëz në sheshin ku edhe sot ndodhet sheshi qëndror i Çorovodës. Aty u mbajt mitingu i parë. Për sulmin e hartuar në 3 shtator 1942 në Leshnje u aktivizuan nën armë mbi 1000 forca partizane dhe vullnetare. Në 5 shtator 1942 Çorovoda u çlirua. Skrapari numëron 410 dëshmorë. ( Corovoda Online ka publikuar listat e plota të të rënëve fli për çlirimin e qytetit) Ndjekim më poshtë disa sekuenca video via mobile të shkeputura nga trasmetimi live në fb.) Kërkojmë ndjesë për imazhet në cilësi dhe audio.
Edhe Corovoda Online uron Gëzuar Ditën e Çlirimit... kudo që je, me zemrën në Skrapar!
Gëzuar 5 Shtatorin!
Corovoda Online