FOTO: Çorovoda - Si do të ndryshoj Qëndra e Saj? Projekti Rilindja Urbane shtrihet edhe në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

FOTO: Çorovoda - Si do të ndryshoj Qëndra e Saj? Projekti Rilindja Urbane shtrihet edhe në Skrapar

Fatjon Kaloci
30.9.16
Prej ditësh, në Çorovodë, qëndrën më të madhe administrative të Skraparit, po vijojnë punimet për një imazh funksional të ri të Qëndrës së Qytetit. Punimet synojnë krijimin e një hapësire në funksion maksimal të komunitetit me hapësira të gjelbra, instalacione për kryerjen e eventeve kulturore - artistike dhe një qëndre të ridiminsionuar. Qeveria Rama më herët në gjithë Shqipërinë një fokus të veçantë i dha pamjeve të qyteteve apo qëndrave më të banuara në Shqipëri, dhe konkretizimi po vjen edhe në Bashkinë Skrapar me një fond prej afro 2.6 milion euro si investime në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Projekti ndodhet në implementim të vazhdueshëm dhe së shpejti qëndra e Çorovodës do të jetë edhe më bashkëkohore dhe në funksion të komunitetit. Shohim pak imazhe sesi do të jetë nga projekti Rilindja Urbane e Çorovodës - shkëputur nga maketet e projektuesve.
Shohim pak disa foto ndërsa në rrjetin tonë në facebook Corovoda Online do sjellim edhe disa imazhe të reja.



Corovoda Online