Një tjetër parcelë me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa u asgjesua nga uniformat blu. Sipas lajmit zyrtar në fshatin
Grevë, Skrapar, në një sipërfaqe të pyllëzuar janë gjetur dhe asgjësuar
me anë të djegies 4 840 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis
Sattiva. Policia sqaron se po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues