Kanionet e Osumit "mbërrijnë" në Kore. Televizioni Korean trasmeton një dokumentar për Shqipërinë VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kanionet e Osumit "mbërrijnë" në Kore. Televizioni Korean trasmeton një dokumentar për Shqipërinë VIDEO

Fatjon Kaloci
7.9.16
Imazh Video - KBS 1
Në mbrëmjen e 27 gushtit 2016, rreth orës 21:40 shikuesit korean u njohën me një dokumentar që u trasmetua në televizion. Pamje të bukura filmike u trasmetuan nga emitenti më i madh televiziv në Kore KBS1 thënë ndryshe Korean Broadcasting System 1  -  ( versioni i mëparshëm ka qënë KBS) Dokumentari mbante titullin "Shqipëria - Mozaik Kulturor dhe Fetar" dhe është pjesë e një serie dokumentarësh të llojit Udhëtim. Dokumentari nis me Tiranën dhe më pas shkohet në Beratin e një mbi një dritareve. Në këtë ndalesë minuta të shumta i kushtohen edhe Kanioneve të Lumit Osum në Skrapar ndërsa producentet bëjnë rafting së bashku me Albanian Rafting Group në Osum dhe marrin përshtypje të vizitorëve të huaj mbi aventurën në Kanion dhe përshtypjet për udhëtimin e tyre. Video e këtij programi fillimisht u postua në rrjetin Vimeo, dhe më pas edhe  përdorues të ndryshëm është hedhur edhe në rrjetin You Tube, ku Corovoda Online pasqyron më poshtë. Video është në gjuhë parësore koreane.

Corovoda Online
       
         
close