Kërkohet mirëkuptim nga drejtuesit e mjeteve. Punime në sheshin qëndror të Çorovodës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kërkohet mirëkuptim nga drejtuesit e mjeteve. Punime në sheshin qëndror të Çorovodës

Fatjon Kaloci
7.9.16
Imazh Arkiv - Çorovodë
Një trafik më i ngarkuar do të jetë për disa ditë në qëndër të Çorovodës, ndërsa autoritetet vendore përmes kontraktorëve, priten të nisin punimet në disa zona pranë qëndrës. Barrierat metalike të vendosura më herët për shkak të punimeve të sistemit kanalizues, kanë ngushtuar disi qëndrën tradicionale duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për evitimin sa më shumë të përdorimit të këtyre akseve që të shmanget ndonjë bllokim i mundëshëm trafiku. Më herët, edhe në segmentin lidhës mes lagjeve "2 Dhjetori" dhe "5 Shtatori" nuk mund të kalohet për mjetet, të cilat duhet të devijojnë kalimin në krahun e shkollës 9 vjeçare "Zylyftar Veleshnja" drejt Spitalit për komunikimin automobilistik, ku shkak janë punimet që priten të mbyllen brenda këtij nëntori për rikonstruksionin e urës së vjetër të quajtur nga vendasit ende si "Ura e 5 Shtatorit".   
Corovoda Online