11 Shtator 1942.
Në 11 shtator 1942, nisi hakmarrja e parë pas Çlirimit të Çorovodës nga pushtuesit fashistë që kërkonin rifitim terreni. Më shumë se 1 500 forca armike u nisën për ripushtimin e Çorovodës me drejtimin Berat – Skrapar dhe Gramsh – Skrapar. Qëllimi ishte rrethimi dhe asgjesimi i forcave partizane në gjithë Zonën e Skraparit. 3 ditë më vonë, në 14 shtator 1942 luftime të përgjakshme në rrugëtimin Gradec – Leshnje pati luftime të ashpra. Pas 24 orë luftimesh në Malin e Leshnjes në 15 shtator 1942 fuqitë fashiste tërhiqen. Çeta Partizane e mbështetur fuqimisht nga populli godet befasisht armikun në Gradec, Malin e Leshnjes, Kurorë, Konak, Dëvri, Gjerbës dhe Kulmak. Armiku pëson disfate totale. Viktima numërohen edhe në radhët e partizanëve. Përtej kësaj, përpjekjet për të pushtuar Skraparin nga fashistët vijuan edhe në kahe të tjera. Në dokumentat e kohës Corovoda Online citon në një shkresë e datës 20 shtator 1942 me numër protokolli 159/33 drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme ku thuhet:
Tash muarme fonogramin nga Zotni Radovicka si vijon me poshte (.) Pergjigjemi radiogrames dates djeshme (.) Operacjonet ne zonen e Skraparit vazhdojne (.) Spastrimet u ban nga Therepeli ne Corovode, te maja e Kurores, qafa Devrijes, Miloves, Zaloshnje, Gjerbes, e qafa e Prosekut, qafa Karakolli i vjeter, Mali Tomor, Ujanik, Gradec, Gjerbes ne te cilet zona informatoret na kishin sigurue qenien e rebelave (.) Fuqit tona tue kalue neper zonat e siperpermenduna u takuen me pjsa me te medha rebele ne Gradec, Qafa Devrijes, Mali i Mollasit dhe Qafa e Prosekut dhe naten e kalueme te Konaku kan qindrue ne nje distance shume te larget dhe mbasi u qelluan me mitroloza prej reparteve tona, tue perfitue nga distanca e larget erresina dhe nga malet nishen te cduken (.) Informata te mavonshme na siguruan se pjesa te vogla rebele kane marre drejtime per ne zonen e Korces (.) Nje pjese tjeter e madhe rebele jane drejtue per ne rajonin e Quksit dhe ne malet e Lines te zones Zh…nit (.) Reparte te dreguara prej nesh dhe te arritun ne destinacionet e siperme me njoftojne se s’kane takue as nje fuqi rebele (.) Vazhdojne kerkimet dhe spastrimet (.)
-Një Prodhim pjesë e një serie postimesh në kuadër të 77 vjetorit të Çlirimit të Skraparit - vijon