Enver Hoxha në Mitingun Inagurues 1971 - Çorovodë Të shkollës së Mesme "Ramiz Aranitasi" |
Në ceremoninë e inagurimit që u mbajt në 16 shtator 1971 mori pjesë edhe Enver Hoxha i cili preu shiritin e godinës së re. Hoxha qëndroi 1 natë në Çorovodë ndërsa po atë ditë ishin spostuar edhe festimet e 5 Shtatorit 1971 Ditës së Çlirimit të Çorovodës që përkonte me 30 Vjetorin e Çlirimit.
Më herët në 2013, Corovoda Online në rrjetin YouTube ka ngarkuar pamje filmike arkiv të vizitës së së kryer në Çorovodë ( një version me dy pjesë ku në fund të materialit do të ripostojmë videon e dytë ku nis me inagurimin e Shkollës së Mesme Ramiz Aranitasi).
Godina e re e shkollës së mesme përveç klasave dhe sallave kishte laburatorë të shumtë që për kohën konsideroheshin "modernë". Drejtori i Parë i kësaj shkolle ishte Qani Zaimi. Shpejt, nxënësit e "Ramiz Aranitasit"do të radhiteshin në vendet e para në olimpiada, konkurse dhe evente të tjera. Madje në mes të viteve 80'-të ky gjimnaz rankohej denjësisht në 10-tëshen më të mirë në vend. E për mëse 100 000 ndjekës mujor që blogu ynë Ky vit përkon me 45 vite nga dita e krijimit të tij, dhe për mijëra breza që kanë studiuar në të Corovoda Online jep urimin për një pjesë të jetës ngulitur atje.
Por pa harruar mësuesit ata që mbase tani janë një kujtim apo ata që ende jetojnë, me një krenari më shumë për gjithësecilin me më të paktën fjalë... Faleminderit!
VIDEO - PJESA II - Enver HOXHA inaguron Shkollën e mesme Ramiz Aranitasi
Corovoda Online