Poliçan - Arrestohen 2 shtetas Në mjet kishin Armë luftarake dhe Municion

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Poliçan - Arrestohen 2 shtetas Në mjet kishin Armë luftarake dhe Municion

Fatjon Kaloci
17.9.16
berat 16.09
Sipas një njoftimi të Policisë së Qarkut, seksioni për krimet, të premten 16 shtator 2016 arrestoi në flagrancë dy shtetas:
1. S.Xh, 34 vjeç, banues në fshatin Plug Lushnje,
2. A.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bubës 2 Përmet.
Arrestimi ndaj shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Frontera, ngjyrë gri pa targa, me të cilin udhëtonin shtetasit e arrestuar, në sendiljen e prapme të mjetit u gjetën:
· 2 armë zjarri tip kallashnikov model 56,
· 2 krëhër,
· si dhe 64 fishek model 56, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Përfundon njoftimi zyrtar.

Corovoda Online