Valbona Gropa do të jetë anëtarja më e re e Këshillit Bashkiak Skrapar. Më herët me Vendimin Nr.49 datë 29 Gusht 2016 Këshilli Bashkiak Skrapar ka miratuar dhënien e mandatit për Këshilltar Bashkiak për znj.Valbona Gropa. Mandatimi i ri erdhi si pasojë e kërkesës për dorëheqje të njërit prej anëtarëve, kërkesë kjo që u miratua nga mbledhja e mbajtur në fund gusht 2016 nga ky Këshill. Këshilli Bashkiak i Skraparit ka një numër prej 15 anëtarësh.Mandati i ri i përket subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim paraprirë kjo edhe nga fakti se anëtari i dorëhequr ishte propozim i po këtij subjekti. Në bashkëngjitje një pjesë nga vendimi në fjalë.
Corovoda Online
Corovoda Online