VIDEO: Ministrja Eglantina Gjermeni në Skrapar. Inspektim punimesh të disa projekteve të rëndësishme **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

VIDEO: Ministrja Eglantina Gjermeni në Skrapar. Inspektim punimesh të disa projekteve të rëndësishme

Fatjon Kaloci
30.9.16

Paraditen e kësaj të premte 30 shtator 2016 Kreu i Ministrisë së Zhvillimit Urban, znj.Eglantina Gjermeni dhe drejtues të lartë inspektuan punimet në disa projekte që po ndryshojnë edhe impaktin social si një sfidë ndaj dekadave të qeverisjeve të mëparshme të cilat Skraparin shpesh herë e shihnin të largët ndaj ndryshimit. Në praninë e Deputetëve Fidel Ylli, Spartak Braho Prefektit Fadil Nasufi, Kreut të Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu dhe drejtuesve të tjerë u panë konkretisht punimet që po kryhen në disa pika të Çorovodës. Në videon në fjalë ( shkëpusim disa fragmente nga inspektimi në një prej pikave më panoramike të Kanioneve të Skraparit ) Video merret me kortezi nga Faqja Sociale Facebook e Deputetit Fidel Ylli i cili postoi më herët këto plane që flasin për ndërtimin e asaj që ne mund ta quajmë Arena mbi Kanione një instalacion që do të ofroj një vend më të përshtatshëm për mijëra vizitorë të Kanioneve të Skraparit në pikën që është quajtur më herët Flamuri. Po gjatë ditës së sotme u inspektuan punimet edhe në qëndrën e Çorovodës që do ti përkasi tashmë një imazhi më bashkëkohor dhe në funksion të komunitetit.

Corovoda Online