FOTO: Një lulishte e re i shtohet Çorovodës. Vendpushimi është konceptuar për vogëlushët dhe të moshuarit

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

FOTO: Një lulishte e re i shtohet Çorovodës. Vendpushimi është konceptuar për vogëlushët dhe të moshuarit

Fatjon Kaloci
1.10.16
Një ditë më parë, në Çorovodë një tjetër investim u konkretizua në krijimin e një ambjenti të ri shlodhës që i shtohet qytetit të vogël. Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, dje shoqëroi Ministren Eglantina Gjermeni dhe deputetin Fidel Ylli në një hapësirë të krijuar së fundmi që lokalizohet pranë lagjes Hasan Seitaj në Çorovodë. Në hapësirën e cila konceptohet më së shumti për të moshuarit dhe vogëlushët janë krijuar mjedise qëndrimi të konseptuara në ndërtime të drunjta, stola, ndriçim, shatërvan, kalldrëme dhe padyshim gjelbërim. Shohim disa imazhe të hapësirës së re krijuar për komunitetin e lagjes Hasan Seitaj si dhe vizitorëve të ndryshëm të Skraparit.




Corovoda Online / Imazhe Kortezi S.Gozhina