Jozyrtare: Kryeministri Rama pritet të shtunën në disa takime në Skrapar

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Jozyrtare: Kryeministri Rama pritet të shtunën në disa takime në Skrapar

Fatjon Kaloci
26.10.16
Burime jozyrtare thanë më herët për Corovoda Online se Kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Skrapar të shtunën e 29 Tetorit 2016. Prej disa ditësh në një tur kombëtar me fokus mbështetjen e qeverisë në nismat pro bujqësisë dhe fermerëve në veçanti, Rama ka zhvilluar takime të shumta dhe po i kësaj natyre pritet të jetë edhe takimi i pritshëm i së shtunës rreth mesditës thanë të njëjta burime. Nuk ka shumë raporte për axhendën e kësaj së shtune por besohet se në një lokalitet të afërt me Çorovodën do të bëhet një takim me fermer të zonës rreth mesditës. Besohet se pjesë e takimit do të jetë edhe një inspektim i disa projekteve të programit Rilindja Urbane që po ndodh edhe në qëndrën kryesore të Skraparit në Çorovodë. Më herët në fillim të këtij muaji tetor 2016 drejtues të lartë vizituan Skraparin në disa nisma të ndryshme lokale mes të cilëve edhe Kreu i Parlamentit Meta ndërsa ky mandat i parë i qeverisjes së majtë ka sjellë një sërë investimesh edhe në zonën e Skraparit. Burime thonë se Rama do të shoqërohet në këtë takim edhe nga drejtues të ndryshëm lokal dhe qëndror të politikëberjes dhe ekzekutivit. Informacion Jozyrtar
Corovoda Online / F