Një rrëfim i veçantë, u mësua përmes një televizioni në Shqipëri. Formati "Debati në Channel 1" i moderatorit Roland Qafoku u trasmetua më herët në Channel 1 ku i ftuar ishte Skënder Zogu. Nipi i Leka Zogut I, që aktualisht jeton në Francë, në një udhëtim përmes rrëfimesh të rralla, i "ngacmuar" nga moderatori Roland Qafoku mbi pritshmërinë e martesës së Elia Zaharija me Princ Leka Zogu II-të, prek edhe pak Skrapar në të. Në të vërtetë, flitet për të famshmen Raki Skrapari të pranishme edhe në Spanjën e 1975, ku në Hotel de Ville Biarritz, Leka I-rë u martua me Susan Cullen-Ward. Ndërsa nesër 8 Tetor 2016 në Tiranë do të mbahet ceremonia martesore e Princ Leka II me Elia Zaharia Koordinata X dhe Corovoda Online publikon disa fragmente nga Intervista në formatin "Debati në Channel 1":
Roland Qafoku - Si pritet të jetë dasma e Lekës me Elian?
Skënder Zogu - "Unë ka kohë që e pres. Në dasmën e Lekës në Madrid më thanë që të isha unë kryetari i dasmës. U emocionova dhe nuk e prisja. Atëherë u kërkova një gotë raki dhe më sollën raki Skrapari".
Roland Qafoku - Raki Skrapari në Madrid në vitin 1975 në Spanjë?
Skënder Zogu - "Po e kishin gjetur kosovarët. E kishin marrë në Shqipëri ata që vinin në atë kohë dhe nga Kosova e sollën enkas në Spanjë për dasmën e Lekës. Është pija simbolike dhe tradicionale shqiptare dhe unë nuk e kuptoja këtë dasmë pa pirë raki Skrapari".
Corovoda Online