Operacioni " Bogova" Ndalohet një shtetas. Në Banesë iu gjet një sasi prej afro 12 kilogram Cannabis Sativa **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Operacioni " Bogova" Ndalohet një shtetas. Në Banesë iu gjet një sasi prej afro 12 kilogram Cannabis Sativa

Fatjon Kaloci
26.10.16
Në një njoftim zyrtar Policia e Qarkut Berat njoftoi për finalizimin e një operacioni të emërtuar " Bogova". Sipas lajmit një ditë më parë 25 tetor 2016 Policia përmes informacioneve të marra në rrugë operative arrestoi një 26 vjeçar me inicialet L.Q. pasi në kontrollin që ju bë banesës së tij në Bogovë, Skrapar kapi një sasi prej afro 12 kilogram lëndë narkotike të dyshuar e tipit Cannabis Sativa. Sipas informacionit zyrtar të shpërndarë për mediat edhe 3 shtetas të tjerë po nga Bogova po proçedhen në gjendje të lirë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën Prodhim dhe Shitje Lëndësh Narkotike e kryer në bashkëpunim - përfundon njoftimi.


Corovoda Online / Imazhet e shpërndara nga Operacioni " Bogova" nga Policia e Shtetit