Operacioni "Rekrutimi" - 2 vajzat nga Poliçani mohojnë akuzat për Shfrytëzim Prostitucioni **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Operacioni "Rekrutimi" - 2 vajzat nga Poliçani mohojnë akuzat për Shfrytëzim Prostitucioni

Fatjon Kaloci
6.10.16
Më herët, një ditë më parë 5 tetor 2016 Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë duke vendosur masën "arrest me burg" për 4 persona të ndaluar në operacionin e koduar "Rekrutimi". Sipas Mediatikut Panorama, 2 vajzat nga Poliçani në afro pesë seanca pyetje mohuan akuzën për "shfrytëzim prostitucioni". Sic citon Panorama, 25 vjeçarja A.Q. në seancën e parë ka përjashtuar veten nga dyshimet e ngritura nga Prokuroria.
"Unë jetoj në Poliçan, ku kam dy prindërit e mi të sëmurë. Vij në Tiranë për të takuar motrën time. Nuk kam shfrytëzuar ndonjë vajzë". - citon Panorama se ka thënë A.Q. 25 vjeç
Edhe 23 vjeçarja ka pretenduar se nuk ka shfrytëzuar ndonjë vajzë për prostitucion. Gjithësesi sipas Prokurorisë një ndër rolet kryesore në operacionin "Rekrutimi" sipas Prokurorisë e kishin dy motrat nga Poliçani, ku nga veprimet e tyre mori edhe emrin operacioni Rekrutimi.
4 nga 5 personat e ndaluar iu dha masa arrest me burg, ndërsa një i pestë i ndaluar si drejtues i një taksi me të cilën udhëtonin iu dha masa "detyrim paraqitje".
Corovoda Online / Burimi - Panorama