Projekti: Mbi Kanione - Një Pamje më mahnitëse në Projektin që ka nisur në dy pika të ndryshme të Kanioneve të Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Projekti: Mbi Kanione - Një Pamje më mahnitëse në Projektin që ka nisur në dy pika të ndryshme të Kanioneve të Skraparit

Fatjon Kaloci
6.10.16
Maketi - Arena e Flamurit mbi Kanionin Osum, Skrapar
Në vendin më të bukur të pamjes nga lart të Kanioneve të Osumit në Skrapar prej ditësh kanë nisur punimet intesive të mjeteve të makinerisë së rëndë. Fillimisht po punohet për implementimin e një qëndre pushimi tek vendi i quajtur "Flamuri" mbi Kanione. Vendi është ndër pikat më të vizituara nga turistët dhe vizitorët nisur kjo edhe nga fakti që pranë këtij vendi ndodhet Kampingu i Kanioneve, një habitat natyror me gatime 100% bio dhe traditë. Prej këtij vendi në një thellësi prej 110 - 120 metrash mund të shihet nga poshtë pamja e mrekullueshme që fal Kanioni i Osumit. Kooperim i përbashkët mes T.A.P. dhe AADF dhe me punime që po kryhen nga Salillari Sh.P.K. projekti do të synoj të sjellë brenda pak muajsh këtë pamje, sikunderse Corovoda Online ofron në maket projektin në fjalë ( foto bashkëngjitur) Po sot burime të Corovoda Online ranë në kontakt me një agjensi kontraktuese mbi projektin sesi do të tjetërsohet edhe vendi i quajtur "Legjenda e Nuses". Sipas projektit, parashikohet që në fenomenin karstik që në zhargon quhet Vrima e Nuses do të vendosen shkallë metalike ku mund të zbritet në thellësinë e vogël që ka ky vend. Po Ashtu mure mbajtës dhe një rrjetëzim metalik do të rrethoj pamjen mbi kanion duke u dhënë siguri vizitorëve. Në një postim të mëvonshëm, Corovoda Online do të përpiqet të ketë siguruar disa imazhe nga projekti. Edhe përse Projektet janë ende në fazën e parë nuk jemi ende të sigurtë nëse këto investime të mrekullueshme do të kenë elementë ndriçues që do ti jepnin panoramës një supërpëlqim.
Corovoda Online