VIDEO: Drejtori Menxharial i T.A.P. Ian Bradshaw dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar Inagurojnë një tjetër investim në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

VIDEO: Drejtori Menxharial i T.A.P. Ian Bradshaw dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar Inagurojnë një tjetër investim në Skrapar

Fatjon Kaloci
1.10.16
Paraditen e së shtunës 1 Tetor 2016, një ceremoni u konkretizua me prerjen në mënyrë simbolike të shiritit të një tjetër investimi të T.A.P. në Skrapar. Drejtori Menaxherial i Trans Adriatic Pipeline Ian Bradshaw dhe Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu inaguruan një vepër në Çorovodë që ishte amortizuar ndër vite ndërsa tani është bërë më funksionale dhe bashkohore. Flitet për Urën që Lidh Lagjen 2 Dhjetori dhe 5 Shtatori në Çorovodë. Investimi i projektit T.A.P. për komunitetin synon edhe impaktin pozitiv në zonat ku kalohet për punimet e T.A.P. dhe ku mjetet e kontraktorëve vijojnë punimet prej kohësh. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm edhe të pranishëm edhe përfaqësues të politikëbërjës shqipëtare në nivel qëndror dhe rajonal mes tyre përmendim Kreun e Parlamentit Ilir Meta, Deputetët Fidel Ylli, Silva Caka, si dhe Nasip Naço. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Parlamentit e konsideroi: "Një ndryshim të madh për këtë qytet" ndërtimin e kësaj vepre.
Ilir Meta: "Ka qënë një problem për një kohë të gjatë, pasi kjo rrugë ka qënë me një korsi. Është një ndryshim i madh për këtë qytet"

Shohim pa koment një video via mobile nga disa momente nga ky aktivitet.

Corovoda Online