VIDEO: Kreu i Parlamentit Ilir Meta merr pjesë në Panairin e Produkteve Bio-Zonale të Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

VIDEO: Kreu i Parlamentit Ilir Meta merr pjesë në Panairin e Produkteve Bio-Zonale të Skraparit

Fatjon Kaloci
1.10.16
Një axhendë e ngarkuar e së premtes dhe së shtunës në Skrapar. Ndërsa një ditë më parë Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ishte në Çorovodë ku inspektoi disa punime në kuadër të dy projekteve të Fondit të Zhvillimit Rajonal, paraditja e së shtunës pati të tjera zhvillime intesive. Më herët u Inagurua Ura që lidh lagjet 2 Dhjetori dhe 5 Shtatori. Pas këtij momenti, drejtues të lartë që ishin në Skrapar u drejtuan në sheshin qëndror të Çorovodës. Emra të tillë si Ilir Meta, Spartak Braho, Fidel Ylli, Nasip Naço, Silva Caka e shumë të tjerë u mikpritën nga Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu në një Meeting organizuar rreth orës 10:00 të kësaj të shtune 1 Tetor 2016. Nesim Spahiu falenderoi për investimet e shumta që  po e tjetërsojnë Skraparin drejt urbanizimit bashkëkohor. Kreu i Parlamentit Ilir Meta tha ndër të tjera: " Janë shumë investime që çdo qeveri do kishte dëshirë ti bënte në Skrapar sepse e dimë shumë mirë se kostoja e këtyre investimeve është shumë e lartë dhe numri i banorëve është i ulët... Unë pata kënaqësin më parë me T.A.P. dhe Bashkinë të inagurojmë urën pranë spitalit dhe projekte të tjera që ndihmojnë Çorovodën dhe Skraparin me rrethe të tjra ku T.A.P. do të kaloj në Shqipëri... " tha ndër të tjera Meta ku falenderoi edhe Kryetarin e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu për punët dhe projektet në Skrapar. Pas vizitës në stendat ku promovoheshin produktet Bio të Zonës, Meta i shoqëruar nga drejtues të lartë inspektoi punimet që po bëhen për rivitalizimin e qëndrës së Corovodës.
Ndjekim pak disa fragmente video via mobile nga ky aktivitet:


Corovoda Online