![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjJs784sZ5udoPGu9_21MOfyiFOkkK8eTPP9MTMDMuH7HA6jC4JSXkQSW-SmYI_-_ClEcMCVAAjvxFZVTMky86AbYFUtLDxUhGH5tPbi5DV8_2CGch2kzDwYbDHViIsjA7000YdMWr8mm0v/s320/filmi2.png) |
Artisti Eraldo Musabelliu dhe Protagonisti i filmit
Atithi in Londoon |
Prej pak ditësh në Angli ka nisur xhirimet në terren një prodhim i radhës i perandorisë Bollywood. Kjo e fundit konsiderohet si rivalja e Hollywood një kundra peshë e prodhimeve indiane në kinematografi. Filmi që do të quhet "Atithhi in London" po xhirohet në Londër, dhe Corovoda Online mësoi më herët se pjesë e castit do të jetë edhe Eraldo Musabelliu. Artisti skraparas do të luaj përkrah aktorit kryesor indian
Kartik Aaryan i vlerësuar në 2015 si Aktori më i mirë me rol Komik në filmin "Pyaar Ka Punchnama 2" si dhe me disa nominime në pjesëmarrjet e tij të shumta në produksionet kinematografike indiane. Filmi në fjalë " Atithi në Londër" pritet të dalë në sallat kinematografike në 2017 dhe drejtohet nga Ashwni Dhir që është njëherësh edhe skenaristi i këtij filmi, një prodhim i Abhishek Pathak ku disa ndër aktorët kryesor do të jenë Kartik Aaryan, Paresh Rawal, Tanvi Azmi dhe Kriti Kharbanda. Filmi është i zhanrit komik indian dhe Corovoda Online sjell disa imazhe me casting gjatë xhirimeve të cilat nisën në 1 tetor 2016 e që po ndodhin në Londër ku pjesë e xhirimeve është edhe pak Skrapar në të përmes Eraldo Musabelliu.
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjS2wdyUztYciDZRrrLUUzHxoVBK70Gj3ekYaDDfJPWXMvSzJ1qwqO7SlpnvnAAIJCIvQ5XloBzu4HiY7S4QRtopce1uSHHbphC4OMCKlJjZGhGo1QVjTt7xK0wv-4_04Aqrhbh1D6TCHLR/s320/filmi1.png) |
Momente gjatë xhirimeve |
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjyTEqpDhUZt9-nocUJ3Pu0kVdrPFvS0SCPuuiFnHqa6EcCrV_G1u8tHjMdxRx-2t771gS4qUUKidDNkdALLby5mx2-hMM6gjzXEA4mSP-zUkJc3h2KJlMObzxF_FTjIu5vo4t3iNRqRHf0/s320/filmi3.png) |
Aktori Protagonis Kartit Aaryan |
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhk2Nwqtwgpyc7EeQUq4aBVUae8cfImyG1hjkURW-uBB_xPRbrqCFwWJ9N7WxmcCwbZij2dL1hYEj6Kb5_LWcu4onvL7HGQvwwcjHVhwkoKviRJVR7FB4W-LfHLGgLxG8EmEwc6rOzwdSEJ//" width="10" height="10")
Corovoda Online