Binjakëzohet me Shkollën e Mesme të Lezhës, e përgjithshmja e Skraparit. FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Binjakëzohet me Shkollën e Mesme të Lezhës, e përgjithshmja e Skraparit. FOTO

Fatjon Kaloci
10.11.16
Më herët, në fillim të këtij muaji 4 nëntor 2016 një partneritet binjakëzimi u kurorëzua mes Shkollës së Mesme të Përgjithshme "Ramiz Aranitasi" në Skrapar dhe Shkollës së Mesme të Përgjithshme " Hydajet Lezha" në Lezhë. Në ceremoninë e rastit krahës emrave të ndryshëm ishte i pranishëm edhe regjizori i njohur shqiptar Pëllumb Kulla. Një aktivitet u mbajt në këtë kuadër në mjediset e Kinemasë "Tefik Lapani" në Çorovodë ku Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu përshëndeti inisiativën. Në takim folën edhe 2 Drejtuesit Rajonal Arsimor për qarqet respektive Bardhok Pulaj nga DAR Lezhë dhe Selman Hodo nga DAR Berat. Në parapritje të aktivitetit drejtueset e Shkollave të Mesme Hydajet Lezha dhe Ramiz Aranitasi respektivisht Yllka Çuko dhe Mimoza Zylyftari u takuan dhe vizituan mjediset e Shkollës së Mesme " Ramiz Aranirasi". Në vazhdën e aktiviteteve një koncert i shkurtër me pjesëmarrje të të rinjve nga shkollat në fjalë shoqëroi mes valleve dhe këngëve të zonave të pranishmit.





Corovoda Online / Imazhet FB