Moti - Skrapar: Era lë pa strehë një familje në fshatin Vesështë. Familjarët nën qiell të hapur **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Moti - Skrapar: Era lë pa strehë një familje në fshatin Vesështë. Familjarët nën qiell të hapur

Fatjon Kaloci
8.11.16
Kushtet e rënda natyrore të kësaj të marte 8 nëntor 2016 kanë sjellë disa problematika edhe në Skrapar. Gjatë ditës, era e fuqishme ka shtënë çatinë e një banese ku jetonin 4 persona në fshatin Vëseshtë Skrapar. Kjo natë do të jetë nën qiell të hapur për familjarët e varfër të një fshati pranë Çorovodës, pjesë e njësisë administrative Qëndër. Ndjekim disa imazhe të pas mesditës ndërsa era e fortë duket sikur edhe oxhakun e ka flakur tej, të paktën kjo siç tregojnë disa imazhe. Ndërsa kjo javë pritet të sjellë rreshje shiu dhe temperatura të ulta fatkeqësisht familjarët në kushte të vështira ekonomike do të mbeten pa strehë në këtë prag dimër 2016.


Corovoda Online