Statistikat: Ja disa detaje që duhen ditur mbi Zgjedhjet në USA 2016 për President **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Statistikat: Ja disa detaje që duhen ditur mbi Zgjedhjet në USA 2016 për President

Fatjon Kaloci
6.11.16
Në 8 Nëntor 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të votohet për Presidentin e Ri. Republikanët apo Demokratët? Trump apo Clinton? Thuajse sytë e gjithë botës do të jenë të martën në atë që pritet të jetë sfida e nxehtë e dy kandidatëve mjaft të përfolur. Trump për deklaratat e çuditshme dhe Clinton për skandalin e emaileve. Por shohim disa statistika mbi votën e pritshme të së martës 8 nëntor 2016.
VOTUES
- Shtetas me të drejtë vote për këto zgjedhje do të jenë 218,959,000
PJESËMARRJE
- Përqindje e amerikanëve që kanë thënë se do marrin pjesë në këto zgjedhje 2016 - 69%
- Përqindje e amerikanëve që thanë se do merrnin pjesë në zgjedhjet 2012 - 76%
- Përqindje e amerikanëve që votuan në zgjedhjet e vitit 2012 - 57.5 %
- Shteti me pjesëmarrjen më të lartë në votime - Minesota - 75%
- Shteti me pjesëmarrjen më të ulët në votime - Utah - 53.1%
GJINIA
- Nga Meshkujt priten të marrin pjesë në votime 69.1% e tyre
- Nga Femrat priten të marrin pjesë në votime 72.8% e tyre
RACA
- Nga Raca e Bardhë priten të marrin pjesë në votime 73.5% e tyre
- Nga Raca e Zezë priten të marrin pjesë në votime 69.7% e tyre
- Nga Raca Aziatike priten të marrin pjesë në votime 55.3% e tyre
- Nga Raca Hispanike priten të marrin pjesë në votime 59.4% e tyre
MOSHA
- Nga mosha 18 deri 24 vjeç priten të marrin pjesë në votime 58.5% e tyre
- Nga mosha 25 deri 34 vjeç priten të marrin pjesë në votime 66.4% e tyre
- Nga mosha 35 deri 44 vjeç priten të marrin pjesë në votime 66.9% e tyre
- Nga mosha 45 deri 54 vjeç priten të marrin pjesë në votime 73.5% e tyre
- Nga mosha 55 deri 64 vjeç priten të marrin pjesë në votime 76.6% e tyre
- Nga mosha 65 deri 74 vjeç priten të marrin pjesë në votime 78.1% e tyre
- Nga mosha 75 dhe mbi 75 vjeç priten të marrin pjesë në votime 76.6% e tyre
ARSIMIMI
- Nga niveli arsimor pa shkollë të mesme priten të marrin pjesë në votime 50.5% e tyre
- Nga niveli arsimor me shkollë të mesme priten të marrin pjesë në votime 64.1% e tyre
- Nga niveli arsimor me kolegje priten të marrin pjesë në votime 75.3% e tyre
- Nga niveli arsimor me shkollë të lartë bachelor priten të marrin pjesë në votime 81.2% e tyre
- Nga niveli arsimor me studime më të larta arsimi priten të marrin pjesë në votime 85.8% e tyre
ARSYET KRYESORE QË VOTUES TË NDRYSHËM NUK DO TË VOTOJNË
1. Janë të zënë me punë të ndryshme 17.1% e atyre që nuk do votojnë
2. Të painteresuar për të votuar 13.4% e atyre që nuk do votojnë
3. Nuk pëlqejnë asnjë nga kandidatët apo fushatën e tyre 12.9% e atyre që nuk do votojnë
4. Arsye të tjera 11.3% e atyre që nuk do votojnë
5. Janë jashtë qyteteve apo zonave të tyre 8.8% e atyre që nuk do votojnë
6. Sëmundje ose paaftësi 14.9% e atyre që nuk do votojnë
7. Nuk e Di 7% e atyre që nuk do votojnë
8. Probleme me Rregjistrimin e tyre 6% e atyre që nuk do votojnë
9. Qëndra e Votimit është larg 2.7% e atyre që nuk do votojnë
10. Probleme me trasportin 2.6% e atyre që nuk do votojnë
11. Harroj të votoj 2.6% e atyre që nuk do votojnë
12. Kushtet e Motit 0.2% e atyre që nuk do votojnë

Corovoda Online / U.S Census Bureau : Voting and Registration
       
         
close