Çmimi 5000 Euro - Bashkia Skrapar merr çmimin e parë në Praktikat Turistike të rajonit zhvillimor 4 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çmimi 5000 Euro - Bashkia Skrapar merr çmimin e parë në Praktikat Turistike të rajonit zhvillimor 4

Fatjon Kaloci
11.12.16
Një çek me vlerë 5 000 euro i'u akordua Bashkisë Skrapar, si fituese e vendit të parë në një konkurs rajonal mbi Zhvillimin e Praktikave më të mira Turistike. Konkursi u zhvillua javën që shkoi në qytetin e Elbasanit dhe u mbajt mes projekteve të paraqitura nga Agjensia e Zhvillimit Rajonal Nr.4 që përfshin disa qarqe jugore të Shqipërisë. Konkretisht 10 Bashki konkuruan mes njëra - tjetrës në një aktivitet që u mbajt në mjediset e Hotel "Real Skampa" në Elbasan. Në nivel Kombëtar data 14 Dhjetor besohet se do të jetë dita ku priten të kurorëzohen praktikat më të sukseshme në vend. Vlerësimi me çmim për Skraparin i hap rrugë si garues edhe në kunkurimin që do të bëhet në nivel kombëtar duke siguruar kështu pjesëmarrje. Turizmi lokal gjatë këtyre viteve ka njohur disa zhvillime konkrete në Skrapar. Krijimi i disa instalacioneve panoramike përgjatë kanioneve të Osumit, Shtëpitë e drunjta në hostimin e turistivë, Sinjalistika e Tabelave të Pikave Kryesore Turistike janë disa ndër zhvillimet kryesore në lokalitet. Në kontakt me Drejtuesin Ekzekutiv të Pro Skrapar Krenar Xhaferri, Corovoda Online mësoi të premten mbi prezantimin dinjitoz që pati Skrapari në takimin rajonal. Kujtojmë se në Shqipëri zhvillimi rajonal është konceptuar në 4 agjensi zhvillimore rajonale. 
Corovoda Online