Guida Botërore e Udhëtimeve Tripedia në versionin e saj online ka publikuar më herët 10 Vëndet në Shqipëri që Njihen vetëm nga vendasit - Kështu e titullon artikullin tabloidi i kushtuar vendeve të rekomandueshme për udhëtim në mbarë botën. Për Shqipërinë, Tripedia liston 10 vendet më të bukura ku në vendin e dhjetë pozicionohet Kanioni i Osumit.
Çfarë thuhet për të?
Shqipëria e bukur ju mirëpret me këtë atraksion spektakolar natyror. Kanioni i Osumit në pjesën jugore të Shqipërisë është rreth 30 kilometër i gjatë. Studiuesit vendas mendojnë se ky vend është formuar 3 milion vite më parë. Ju këtu mund të bëni rafting apo rally me çmime të ulta. Disa nga ngushticat e kanioneve janë vetë 2 metra të gjera, që e bëjnë këtë vend edhe më spektakolar. Më së shumti fansat e rafting e njohin këtë vend. Arsyeja më e madhe për ta është shkëmbi i famshëm që ndodhet gjatë kanionit. Emri i shkëmbit quhet " Porta e Djallit"Por Cilat janë 10 vendet më të bukura të Shqipërisë turistike që liston Tripedia?
1. Syri i KaltërCorovoda Online
2. Plazhi i Jalës
3. Varri i Skënderbeut
4. Manastiri i Zvernecit
5. Pazari i Vjetër në Krujë
6. Kulla Zekate në Gjirokastër
7. Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
8. Plazhi i Pasqyrave në Sarandë
9. Ura e Mesit në Shkodër
10. Kanioni i Osumit - Skrapar