Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu diskutoi në takimin 2 ditor që Lëvizja Socialiste për Integrim po mban në Tiranë me më shumë 3 000 delegatë nga gjithë vendi. Fjala e Kreut të Bashkisë Skrapar u mbajt rreth orës 12:50 të ditës së dytë të punimeve të konventës. Corovoda Online në highlights shkon me më kryesoret e fjalës së mbajtur nga Spahiu Kryetari i Bashkisë Skrapar.
- Konventa Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është një ngjarje e rëndësishme vetëm për LSI por edhe për gjithë Shqipërinë.Corovoda Online
- LSI ka patur një rol të rëndësishëm në Reformat Kryesore në vend.
- Viti 2016 ka qënë një vit i suksesshëm për Bashkinë Skrapar.
- Shumë projekte e kanë trasformuar Skraparin.
- Në Skrapar është reduktuar ndjeshëm numri i të papunëve.
- Bashkia Skrapar ka mundur të bëj projekte të ndryshme me aktorë vendas e të huaj.
- Reforma Territoriale pati sukses por kjo reformë pati edhe problematika për bashkitë e vogla si ajo e Skraparit pasi fondet e buxhetit për këto bashki shkojnë drejt pakësimit.
- Edhe përse Bashkisë Skrapar iu rikthyen mbi 46 hektarë pyje e kullota fondet që i akordohen bashkisë për menaxhimin e tyre nuk mjaftojnë as për të mbajtur të punësuar dy persona.
- Borxhet e trashëguara nga disa ish-Komuna hapin problematika duke na vendosur përballë Përmbarimit në shumë raste.
- Spahiu ngriti një problematikë edhe me disa drejtues të LSI në ekzekutiv që sipas tij duhet të përmbushin detyrat.
- Në Skrapar LSI mbetet forcë e parë - tha Spahiu - dhe duhet më shumë angazhim që LSI të marri më shumë deputet në qark.