Biznesi i Vogël në Skrapar gati për deklarimin vjetor të xhiros. Afati deri në 9 shkurt 2017 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Biznesi i Vogël në Skrapar gati për deklarimin vjetor të xhiros. Afati deri në 9 shkurt 2017

Fatjon Kaloci
10.1.17
Bizneset e Vogla edhe në Skrapar do të duhet të deklarojnë xhiron vjetore me mbylljen e vitit 2016. Pasi është bërë mbyllja e kasës fiskale për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2016 kuponi i dalë nga kasa për këtë periudhë nevojitet për të parë sesa ishte xhiro e vitit që shkoi në mënyrë që të t'ju vij në ndihmë lidhur deklarimin për xhiron vjetore. Edhe këtu duhet patur parasysh respektimi i afateve. Kjo gjë duhet bërë brenda datës 9 Shkurt 2017. Në funksion të tatimeve data e sotme përkon edhe me afatin maksimal të deklarimit të inventarit, por kjo vlen vetëm për biznesin VIP, pra jo për biznesin e vogël. Në Çorovodë  besohet jozyrtarisht se ka një numër të përafërt biznesesh të vogla me shifrën mbi 200 subjekte kryesisht të natyrës biznese të vogla të vetpunësuar.
Corovoda Online