Këshilli Bashkiak Skrapar miraton Buxhetin për vitin 2017 të autoritetit vendor të Bashkisë Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Këshilli Bashkiak Skrapar miraton Buxhetin për vitin 2017 të autoritetit vendor të Bashkisë Skrapar

Fatjon Kaloci
1.1.17
Më herët në 27 dhjetor 2016, në mbledhjen e fundit për vitin 2016 Këshilli Bashkiak i Bashkisë Skrapar miratoi buxhetin e Bashkisë për Vitin 2017. Vendin kryesor në këtë buxhet e zënë investimet që synojnë zhvillimin e zonës. Në total vlera e Buxhetit për 2017 parashihet sa 337 925 000 lekë ku edhe këtë vit granti shtetëror zë peshën më të mashe afro 222 925 000 lekë ndërsa pjesa tjetër prej 115 000 000 janë të ardhura. Vetëm për investime pritet që minimalisht 52 771 751 lek shkojnë për këtë zë. Ky buxhet u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit Bashkiak Skrapar.
Corovoda Online / Imazhet Kortezi Rrjet Social Facebook