Moti: OSHEE kalon në gadishmëri në vend. Publikohen Numrat e kontaktit për difektet në Qark **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Moti: OSHEE kalon në gadishmëri në vend. Publikohen Numrat e kontaktit për difektet në Qark

Fatjon Kaloci
5.1.17
Parashikimi i pritshëm nga mesnata e sotme 5 Janar 2016 ku Shqipëria do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe në pjesën më të madhe të vendit do shoqërohet me rreshje bore, ka ngritur në gadishmëri edhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ( OSHEE). Po ashtu publikohen edhe numrat ekontaktit për qarkun Berat ( Skrapar, Kuçovë, Lushnje) të cilët do të jenë respektivisht:
+355 32 230 520 si edhe +355 32 232 311
Sipas njoftimit Janë angazhuar në terren rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, për riparimin e defekteve në të gjithë vendin.
Me porosi të administratorit të OSHEE, z.Adrian Çela, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë te furnizimit me energji elektrike, sidomos spitalet, hidrovorët, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe abonentët pa përjashtim.
Deri më tani, nga të dhënat, 90% e problemeve shfaqen në zonat rurale, me rrjet të amortizuar, prej 6 kV. . OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.
Corovoda Online