Moti - Temperaturat pësojnë sërisht ulje deri të premten 26. Rreshje shiu deri në mesjavë në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Moti - Temperaturat pësojnë sërisht ulje deri të premten 26. Rreshje shiu deri në mesjavë në Skrapar

Fatjon Kaloci
22.1.17
Temperaturat do të pësojnë sërisht ulje në Skraparin e mesdatave 23 deri 28 Janar 2017. Java që nis, do të risjell së paku deri të mërkurën rreshje shiu që do të jenë kryesisht të lehta dhe qielli do mbulohet nga vranësira. Por cili është parashikimi javor për Skraparin e Javës 23 - 28 Janar 2017.
E Hënë 23 Janar 2017
Dita do të shoqërohet kryesisht nga Dielli dhe Vranësirat, Kjo deri rreth orës 19:00 ku vranësirat do të pësojnë një shtim të tyre. Rreth orës 20:00 parashikohen rreshje të dobta shiu.
E Martë 24 Janar 2017
Deri në mesditë e marta në Skrapar do të ketë rreshje shiu. Ato do të jenë prezente nga mëngjesi deri rreth orës 11:00 ku do të ndihet më shumë rënia e temperaturës së pikut të ditëve krahësuar kjo me ditët që po kalojmë. E gjithë pjesa tjetër e ditës do jetë nën vranësira.
E Mërkurë 25 Janar 2017
Edhe e mërkura do dominohet nga Vranësirat dhe Rreshjet e dobta të shiut. Rreshjet e shiut parashikohen të nisin rreth orës 06:00 dhe do të vijojnë deri në pak pas mesdite në orën 13:00 ku vendin do ja lënë vranësirave.
E Enjte 26 Janar 2017
Kjo e enjte pritet të dominohet vetëm nga grija e qiellit me vranësira. Pritshmëria për rreshje shiu është sporadike. Temperatura më e lartë e ditës do rregjistrohet rreth orës 13:00 me 10 gradë.
E Premte 27 Janar 2017
E premtja do të ketë mot gri dhe gjatë kësaj dite, kryesisht pas mesdite paraprihen edhe kthjellimet e motit në mënyrë bashkëshoqëruese me vranësira. Nuk priten rreshje shiu.
E Shtunë 28 Janar 2017
Skrapari i së shtunës së fundit të muajit Janar do të ketë sërisht Rikthimin dhe Shkëlqimin e diellit. Tempraturat nisin rritjen pas orës 07:00 pasi në këtë orë parashikohet rregjistrimi i termometrit - 1 në të dyja vlerat. Por dita do të ofroj temperatura më të larta të cilat në orën pik 14:00 kapin vlerën 10 gradë.
Corovoda Online