Nënkontraktori i T.A.P. - Gener 2 përfundon projektin në Skrapar. Një kompani e dytë nis shtrimin e tubacioneve të gazsjellësit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nënkontraktori i T.A.P. - Gener 2 përfundon projektin në Skrapar. Një kompani e dytë nis shtrimin e tubacioneve të gazsjellësit

Fatjon Kaloci
7.1.17
Një autoritet nënkontraktor i T.A.P. i quajtur Gener 2 ka përfunduar projektin në funksion të gazsjellësit në Skrapar . Një kompani tjetër do të vijoj fazën tjetër atë të implementimit në terren të shtrimit të tubacioneve për gazjellësin. Pritet që numri i të punësuarve të jetë më i lartë në këtë fazë që do të vijoj lidhur edhe me specifikat e punës në terren. Ndërsa në hyrje të Çorovodës po shkon drejt përfundimit punimi për krijimin e një ambjenti ku do të depozitohen materialet e nevojshme për shtrimin e tubacioneve të gazsjellësit. Më herët në 15 dhjetor 2016 T.A.P shpalli fitues edhe një shoqëri italiane të quajtur Honeywell S.R.L mbi kontratën e quajtur ndryshe SCADA që synon mbikqyrjen, kontrollin dhe përvetësimin e të dhënave. Kjo tregon se deri tani projekti i madh T.A.P. ka ecur sipas pritshmërive. Ende nuk ka një numër të saktë të të punësuarve nga Skrapari në punimet e T.A.P. pasi deri më tani ka patur edhe punonjës nga zona të tjera të Shqipërisë që u lokalizuan në Skrapar për muaj të tërë në nënkontraktor të ndryshëm por besohet se ky numër për Skraparin ( në përafërsi ) mund të shkoj në mbi 400 të punësuar deri tani. Kompania e dytë që do të merret me shtrimin e tubacionit dhe punimeve në terren pritet të punësoj më shumë punëtorë. Punimet e T.A.P. në Skrapar kanë sjellë edhe ndikime të tjera në komunitet duke përfshirë shtrimin zgjerimin dhe asfaltimin e disa akseve rrugore, krijimin e veprave të artit etj, që kanë ndikuar pozitivisht në infrastrukturën lokale si dhe në uljen e numrit të të papunëve.
Corovoda Online