Rama nën koment në Facebook: - Skrapari ka gurë fantastik (FOTOWEB) Komentuesi: Respekte gurit të Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rama nën koment në Facebook: - Skrapari ka gurë fantastik (FOTOWEB) Komentuesi: Respekte gurit të Skraparit

Fatjon Kaloci
28.1.17
Nën ilaritetin e zhvillimeve politike mes së majtës me një emotikon duke qeshur Edi Rama mbrëmjen e djeshme 27 Janar 2017 ka dhënë edhe një reagim ndaj komentit të një komentuesi në faqen zyrtare në facebook të Kryeministrit. Ky i fundit më herët, përmes një statusi kishte publikuar disa momente përmes fotosh nga vendosja e pllakave të para në sheshin qëndror në Tiranë, që është konceptuar si një pedonale dhe që do të shtohet me pllaka gurësh dekorativ nga e gjithë Shqipëria ( së paku kështu është në media më herët ) Por komentues "spice" mbase nxitur edhe nga ndikimi i zhvillimeve mes më majtës në media mes 200 komenteve kanë përmendur edhe pak Skrapar në komentet e tyre. Një prej komentuesve i ka lënë shënimin: "Vetëm pllaka nga Skrapari mos vë aman, ...."
por i mënjëhershëm, në ripërgjigje Rama ka shkruar: " Skrapari ka gurë fantastik, :) "
Mediat sidomos ato të tabloidëve nuk e lanë pa vëmendje këtë reagim, nxitur edhe nga zhvillime mes së majtës së dy forcave PS dhe LSI. Shpesh kjo e fundit identifikohet me Skraparin, për shkak të vendlindjes së orgjinës se kreut të LSI Ilir Meta.


Reagimi:

Reagimi:

Prej 2013 Shqipëria qeveriset në koalicion. Duke qënë se ky qershor 2017 përkon me zgjedhje të reja parlamentare, vëmendja mediatike rreth zhvillimeve politike nga të gjitha krahët vjen e shtohet dhe po ashtu edhe pritshmëria e zgjedhësve nëse do të ketë ose jo koalicion parazgjedhor bashkëshoqëron mendimet e simpatizantëve të forcave të ndryshme.
Corovoda Online / Imazhi FotoWeb / FB