Reagimi: Kreu i Bashkisë Skrapar - Në çdo njësi, po evidentohen familjet që kanë probleme me furnizime

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Reagimi: Kreu i Bashkisë Skrapar - Në çdo njësi, po evidentohen familjet që kanë probleme me furnizime

Fatjon Kaloci
11.1.17
Në një reagim zyrtar, Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu ka folur për situatën e pas rreshjeve të borës së mëngjesit të sotëm, e mërkurë 11 Janar 2017. Në reagim ndër të tjera thuhet se shtabi i emergjencës i krijuar pranë bashkisë ndodhet në terren për zhbllokimin e akseve të bllokuara në disa njësi administrative. Më poshtë reagimi i plotë i bërë në rrjetin social facebook - Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu
"Bora e rënë gjatë natës, në të gjithë territorin e Bashkisë Skrapar, ka krijuar probleme për lëvizjen e qytetarëve. Bashkia Skrapar, Shtabi i Emergjencës i krijuar pranë saj, ndodhet i gjithi në terren për zhbllokimin e akseve të bllokuara Gjerbës-Çorovodë, Leshnje – Çorovodë dhe Potom Çorovodë. Administratorët në çdo Njësi Administrative në bashkëpunim me Kryepleqtë po evidentojnë, familjet e varfëra, të cilat kanë probleme me furnizime në ushqime, dru zjarri dhe kanë marrë masa për ti asistuar ato. Jemi ne kontakt të vazhdueshëm dhe me Shtabin e Emergjencave të Qarkut dhe Prefekturës më qëllim që ti paraprijmë çdo situate.”



Corovoda Online