Rregjistrimi i Adresave - 6 muaj kohë për ata që nuk kanë rregjistruar adresën e banimit pranë Zyrave të Gjendjes Civile **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rregjistrimi i Adresave - 6 muaj kohë për ata që nuk kanë rregjistruar adresën e banimit pranë Zyrave të Gjendjes Civile

Fatjon Kaloci
10.1.17
Nga Janari 2017 e për 6 muaj shtetasit të cilët figurojnë në Rregjistrin Elektronik të Shtetasve por që nuk kanë adresë banimi, duhet të paraqiten pranë Zyrave të Gjendjes Civile për të bërë këtë rregjistrim falas. Proçesi në thelb synon një regjistër më saktë të adresave të banimit të shtetasve. Ky Janar 2017 përkon me hyrjen në fuqi të ligjit respektiv miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për Gjendjet Civile. Nëse në periudhën brenda 6 muajsh nuk ndodh ky proçes nga ana e shtetasve, përveç tarifës prej 3 000 që duhet të paguhet për rregjistrimin e adresës së banimit sanksione shoqëruese deri me gjobë do të pësohet. Shtetas të ndryshëm raportojnë adresa banimi të ato që kanë në Gjendjen Civile ku kanë pasaportizimet. Proçesi synon të lehtësoj edhe proçesin zgjedhor duke patur lista më të sakta votuesish. Çdo i interesuar, duhet të paraqitet pranë Zyrës përkatëse të Gjendjes Civile, pasi për këto 6 muaj ky proçes do të jetë falas
Corovoda Online