Rreshjet e Borës - Problematika në disa zona të thella - Kufizohet transporti interurban **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rreshjet e Borës - Problematika në disa zona të thella - Kufizohet transporti interurban

Fatjon Kaloci
11.1.17

Pamje 11.1.2017 - Corovode
Vetëm një nga linjat e autobuzëve interurban funksionoi sot nga Çorovoda ndërsa për shkak të rreshjeve të borës burime thonë se orari i linjës së orës 05:00 që niset nga Çorovoda nuk do të ketë rikthimin nga Tirana në orën 11:00 por në 13:00. Mëngjesi i zbardhur në Skrapar nga rreshjet e borës në disa zona të thella pati probleme kryesisht nga sasia e rreshjeve të borës, kryesisht në zona të tilla pjesë e njësive Gjerbës, Leshnje dhe Potom ku trashëshia e borës shkoi deri në 70 centimetër. Institucionet vendore dhe Emergjencat Civile u shfaqën që në orët e para të mëngjesit se të mërkurës 11 janar 2017 ku disa zona u kripëzuan kryesisht rrugët. Edhe në Çorovodë Bashkia morri masat e kripëzimit që në mëngjes. Rreshjet ranë në intesitet sikundër Corovoda Online kishte parashikuar deri rreth orës 11:00. Termometri vazhdon të shënoj vlera negative, ndërsa bora ishte kryefjala edhe e rrjeteve sociale të ndryshme me foto dhe video. Disa prej imazheve ndiqini në Corovoda Online në facebook
Corovoda Online