Sport: Skrapari në "Boot Camp" për mbijetesë - Priten 6 përforcime në fazën e dytë -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Sport: Skrapari në "Boot Camp" për mbijetesë - Priten 6 përforcime në fazën e dytë

Fatjon Kaloci
8.1.17
Në Kategorinë e Dytë ku luan Skrapari, për grupin B, për skuadrën vendase ende fundi i tabelës mbetet pjesë e "magjisë së zezë" prej dy sezonesh tashmë. Por duke i'u referuar të përditshmes sportive Panorama Sport, skuadra e Skraparit gjatë fazës së dytë do të jetë më e fortë. Kjo pasi priten së paku 6 përforcime të reja në ekip. Madje sipas të përdishmes sportive pjesë e afrimeve të reja do të nisin që nga porta. Skrapari fazën dimërore të parë e mbylli me 9 pikë duke u klasifikuar i parafundit, me një golavarazh prej 15 golash të shënuar dhe 33 të pësuar. Faza e dytë për 2017 pritet të kthej në fushën e gjelbër Skraparin në 19 Shkurt 2017 kjo pasi java e 14të për të, që nis në 12 shkurt 2017 për Skraparin do të jetë pushim
Corovoda Online