Temperaturat Minus në Çorovodë - Rrugët të pakta me popullim. Disa depozita private uji në akull **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Temperaturat Minus në Çorovodë - Rrugët të pakta me popullim. Disa depozita private uji në akull

Fatjon Kaloci
8.1.17
Ndërsa banorët e qytetit të vogël të Çorovodës në shumë raste janë nën dilemën nëse temperaturat minus të së dielës 8 Janar 2017 janë vërtet - 14 apo më pak dëshmitë e para kanë ardhur nga depozitat mbi pallate apo shtëpi të ujit të pijshëm, ku mëngjesi i së dielës ka shfaqur edhe akull apo ngrirje në disa raste në Çorovodë. Thuajse mëngjesi vonon popullimin e rrugëve dhe bareve tradicional të kafeve dhe çajit të përditshëm që këto ditë të ftohta ku oraret janë spostuar pas orës 10:30 ndryshe nga sa e përditshmja. Në pjesë të caktuara të qytetit masat e akullta krijojnë edhe më shumë idenë e të ftohtit. Por shpesh parashikimet meteorologjike japin vlera të tjera të temperaturave. Kjo sepse parashikimi përfshin temperaturën e ajrit. Kjo duhet marrë pak me tolerancë pasi ndikim ndikim ka edhe temperatura e tokës apo sipërfaqes së saj. Në shembull nëse një parashikim thotë se temperatura mund të jetë - 7 gradë ( kjo nënkupton temperaturën e ajrit) Nën prani të akullit apo borës, temperatura e tokës mund të ndikoj në toleracë -2 gradë të tjera. Pra nocionet si është temperatura e ajrit dhe sesi ndihet janë pak të ndryshme. Kjo është një ndër arsyet sepse këmbët janë të parat që ndiejnë të ftohtin më shumë. Gjithësesi temperaturat priten të pësojnë një rritje drejt vlerave pozitive gradualisht gjatë javës, me diellin që do na shoqëroj së paku edhe për 4 ditë.
Corovoda Online / Imazhi Fb / Kortezi N.H.