Çorovodë - Bashkia rikthen hapësirat publike FOTO Punimet në lagjen Estref Caka **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Bashkia rikthen hapësirat publike FOTO Punimet në lagjen Estref Caka

Fatjon Kaloci
20.2.17

Në shumë zona të Çorovodës, punime po rikthejnë tek komuniteti hapësira të cilat prej vitesh ishin zënë abuzivisht. Zona të ndryshme kanë marrë një tjetër pamje falë ndërhyrjeve të ekipeve të punës së Bashkisë Skrapar. Imazhet në vijim tregojnë momente aktuale të punimeve që po bëhen në lagjen Estref Caka ndërsa kalldrëme, rrugë dhe vepra arti rrugor janë tashmë pjesë e qytetit. Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetin Facebook është vetë institucioni vendor me të ardhurat e tij që po kryen këto punime. Në një fazë të shpejtë, pas këtyre punimeve akse të tjera apo segmente të brendshme të qytetit Çorovodë do ti nënshtrohen punimeve.


Corovoda Online / Imazhet Fb