21 shkurti është zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Kjo datë është shpallur nga UNESKO-ja në vitin 2000.
Që nga ky vit,, kjo datë festohet në gjithë rruzullin me qëllim përkrahjen e larmisë gjuhësore dhe kulturore si dhe të përkrahjes së shumëgjuhësinë.
Data 21 shkurt është zgjedhur si nderim për studentët e vrarë nga policia në Daka (sot kryeqyteti i Bangladeshit) në 21 shkurt 1952, teksa manifestonin kundër IMPERIALIZMIT GJUHËSOR, për të DREJTA GJUHËSORE që, gjuha e tyre amtare, bengalishtja, të shpallej GJUHË e dytë ZYRTARE, KOMBËTARE e Pakistanit të asaj kohe.
Që historia të mos përsëritet edhe në vende të tjera si dhe për të mos e politizuar ditën, datën, ngjarjen, shkrimin, di njeri të na thotë se ç’p(d)o bëhet me SHQIPEN e SHQIPTARËVE që jetojnë matanë kufijve tanë shtetërorë?
Ecim edhe pak!
Miq, Ne GJUHËS SHQIPE duhet t’i ruajmë nderin.
Ne mund të lejojmë që ajo të vallëzojë tok me gjuhë e dialekte të tjera, por jo të flejë te shtrati i tyre. Tani, të dashur miq, lexoni ç’ka shkruar një burrë / klerik nga Skrapari rreth viteve 1900:
Së fundi, LUTJE:
I Lumi Zot i Madh! Jepu mend dhe arsye Shqiptarëve që të duan dhe të mos përdhosin Shën Shqipen! Amen!
Tiranë, më 21.02.2017
Viktor Bakillari
Corovoda Online

Këtë gjuhë të bekuar – Kush ia dha kështu Shqipërisë,
Kjo është lule e uruar – Qëndisur prej Perëndisë.
... Kurr’ s’kënaqet Perëndia – Gjuhën shqipe ta humbasë,
E mban Madhëri e Tij – Armiku le të pëlcasë.
Baba Meleq Shëmbërdhenji / Skrapar.