Koordinata X - Çorovodë 1970 - Lapidari i Madh mbante muralin e quajtur "Partizani Fitimtar" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Çorovodë 1970 - Lapidari i Madh mbante muralin e quajtur "Partizani Fitimtar"

Fatjon Kaloci
12.2.17
Ai ishte prezent edhe në Çorovodën e deri viteve të para të 90'-s. Një Lapidar i Madh në nder të betejave historike të popullit të Skraparit u ngrit në vendin ku sot vështirë se brezat e tanishëm mund ta besojnë se aty ka qënë një pjesë e rëndësishme e historikut. Madje konceptimi i tij ishte si pjesë hyrëse për rrugën drejt Varrezave të Dëshmorëve. Lapidari mbante në krye një Drapër e Çekan, simbolika këto të pranishme në thuajse të gjitha veprat e asaj kohe të realizmit socialist që kishte Shqipëria. Në bazën e poshtme të tij, me një gjerësi të konsiderueshme qëndronte si mural, Vepra e Odhise Paskalit me titull "Partizani Fitimtar " një krijim i 1968. Vepra tërhiqte vemendjen e kalimtarëve pasi ky imazh shpejt do të stampohej në monedhat 1 lek që qarkulluan nga Banka e Shqipërisë. Por pas viteve 90'të ky objekt mjaft i bukur i kohës, do të prishej dhe në vendndodhjen e tij do të ngrihej një godinë e shërbimit Telekom. Corovoda Online risjell në kujtesë disa ndër elementët më kryesorë historikë e në këtë linjë imazhi bashkëngjitur i përket viteve 1970 në Çorovodë, ku shfaqet një pjesë e Lapidarit të asaj kohe.

Corovoda Online