Koordinata X - Grali i Shenjtë dhe Mistika në Skraparin e pazbuluar. Pikëpyetjet vijojnë VIDEO/FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Grali i Shenjtë dhe Mistika në Skraparin e pazbuluar. Pikëpyetjet vijojnë VIDEO/FOTO

Fatjon Kaloci
14.2.17
E ndërsa studiuesit mohojnë, pohojnë, flasin dhe heshtin në të vërtetë në terren nuk janë parë kurrë vërdallë. Mes librave dhe teorive nga studiot, intervistave sesi dhe se çfarë ende Skrapari i mistershëm vijon të mbetet mes pikëpyetjeve. Por kaq nuk mjafton për ata që janë të apasionuar pas kërkimeve të asaj çfarë konsiderohet thjeshtësisht thesar apo flori në gjuhën e amatorëve. Edhe nëse ndonjë prej këtyre të fundit gjen diçka postulati ligjor vijon "duhet ta kthesh në instancat përkatëse".

Corovoda Online dhe Koordinata X rikthen në vëmendje një të famshem mistike " Grali i Shenjtë"
e thënë ndryshe Kupa me të cilën Krishti kishte pirë verë në Darkën e Fundit. Por çfarë mund ta lidhi Skraparin me të? Çuditërisht, mes Kanioneve të Osumit një vend ende quhet nga vendasit si Kisha, një emërtesë e pazakontë mes vitesh besimi zonal, musliman, bektashi etj.
E siç thuhet në legjenda, një drejtues i papatit në Beratin e dikushëm nuk pranoi vendimarrjen e ndasisë Orthodok dhe Katolik koha kur filloi ndarja mes Kristianëve. Ai u vendos në atë që ende sot quhet Kisha e ku rrënojat amatore të kërkimeve për flori dhe thesare janë ende të dukshme mes Kanionesh.
Por çfarë dimë nga historia? Mbase asgjë... mbase diçka...
Data ishte 13 Tetor e Premte i vitit 1307 ... e Premtja 13-të...
Papa dërgoi trupa për përvetsimin e pasurisë së Prioriumit.  Kalorësit të shpëtuar të Prioriumit morën rrugëtimin drejt ishullit të Qipros. Por kërkimi për "Artifaktin" vazhdonte. Artefakti është as më pak as më shumë por  “Grali i Shenjtë”.
Kalorësit e Prioriumit nuk tregonin ëdhe nëse do të kapeshin, besnik të betimit të tyre.
Ky betim ishte si më poshtë: "Fjalët tona asnjëherë nuk do të dalin nga këta mure”. (Besohet se Masonët e ardhshëm vinin nga këta kalorës ) Çuditërisht, Kisha dhe Masonët ende raportet i kanë të cunguara.
Por le ti rikthehemi Vendit të Quajtur Kisha në Kanionet e Osumit. Thuhet se deri në fillim vitet 1990, një mural i vogël mbante në sfond një Kalorës me krahë Pegasus. Në besimin irracional duke qënë se Zona e Skraparit konsiderohet me dominancë aktuale të Besimit Bektashi, ky Kal Pegasus shpesh interpretohet si Kali i Abas Ali.
Por çfarë kuptimi do të kishte një Mural që ndodhej në vendin e quajtur Kisha, dhe që brenda kësaj Kishe të ndodhej një element simbolik i besimit Bektashi? Ajo që aludohet i referohet simbolikës së viteve 1100 - 1200 pra Kalorësve të Prioriumit.

Por një Hartë e vjetër që besohet se i përket 1817 e shfaqur në fundin e një video të publikuar nga Corovoda Online pak vite më parë jep një legjendë që shkruhet në greqisht. Mes grafikës dallohet Lumi Osum dhe elementë të Natyrës Skraparase. ( Imazhet në bashkëngjitje )
Gjithçka vërtitet rreth saj “Kupa Magjike”, burim i fuqisë së zotit në Tokë etj...Priorium Sionas është Lufta e Fshehtë mes Papanatit dhe mbrojtësve. Mbrojtësit me dinakëri ngarkojnë veten me detyrë të mbrojtjes së fshehtësisë më të madhe në historinë moderne".
Ripropozojmë një Video të publikuar më herët nga Corovoda Online në rrjetin YouTube. Kjo video u kontestua përsa i përket pretendimit nëse bëhej fjalë vërtetë për Kupën e Shenjtë, pasi një datim në pjesën fundore të saj binte ndesh me të dhenat e njohura por askush nuk arriti të citonte sesi zbuluesi, i vetëm  ( në mënyrë amatore) vetëm përmes kësaj harte arriti të gjej këtë Objekt qoftë ky edhe joreal. Video shfaq të plota momente të zbulimit që përputhen me simbolikat e përjetësise përshkruar për këtë artifakt.


Corovoda Online