Koordinata X - Gusht 1944 - Helmës, Skrapar - Për 10 ditë eventi i veçantë " Teatri partizan" FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Gusht 1944 - Helmës, Skrapar - Për 10 ditë eventi i veçantë " Teatri partizan" FOTO

Fatjon Kaloci
18.2.17
Çdo 8 Gusht në Helmës Skrapar janë të shumtë ata që zgjedhin të kalojnë e ndalin në një ndër vendet më të bukura të Skraparit, në Lirzë, Helmës - Skrapar. Ndërsa data 8 e gushtit shënon kujtesën historike të B.R.A.SH. ( Bashkimi Rinor Antifashist Shqipëtar )  që për herë të parë u mblodh në këtë vendndodhje, mes kujtesave ndalesa e radhës e Corovoda Online arkivit më të madh elektronik të Skraparit, shkon në mes datat 8 - 17 Gusht 1944.
Në Helmës të Skraparit për dhjetë ditë nga data 8 deri në 17 gusht 1944 për të parën herë grupet amatore të luftëtarëve antifashistë dhanë afro 44 shfaqje skenike të ndryshme, duke e veçuar këtë datë nga Almanaku i Zhvillimeve në Shqipëri si fillesën e Teatrit Partizan që ndodhi në Helmës, Skrapar. Teatri Partizan shërbeu si shtysa e parë e atij që më pas do të vijonte si bazë e teatrit profesionist që do të pasonte në Shqipërinë e pas çlirimit. 
Corovoda Online / Imazhi në bashkëngjitje Ancc