Koordinata X: Petro Marko - " Unë Skraparin e njoha fillimisht nga... " Foto e shkrimtarit e vitit 1970 në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Petro Marko - " Unë Skraparin e njoha fillimisht nga... " Foto e shkrimtarit e vitit 1970 në Skrapar

Fatjon Kaloci
6.2.17
Një ndër penat e lavdishme shqip, Petro Marko shfaqet në këtë imazh në Skraparin e viteve 1970. Madje për një muaj ai ka qëndruar në Skrapar ndërsa përgatiste romanin "Stina e Armëve". Por në arkiva ripropozojmë disa citime sesi e ka njohur Skraparin vetë shkrimtari i pavdekshëm i Hasta la Vista. Corovoda Online shkon në këtë postim në disa fragmente arkivore, me qëllimin për rikujtimin dhe trasmetimin e vlerave të yjeve të pashuar të letrave  shqip , pa harruar fokusin tonë, pak Skrapar në të.

Petro Marko (1913 - 1991)
“unë Skraparin e njoha fillimisht nga Mane Nishova. Ishte pranverë e vitit 1935. Maneja më njohu me Riza Cerovën. U takuam në Hotel Evropa. Rizanë, para disa kohësh e kishte thirrur Musa Juka me porosi të lartmadhnisë, për ta graduar përsëri, t’a bënin major, t’i jepnin edhe 7 muaj rrogë. Gradat e mija janë Shkallët e Tujanit – iu përgjigj Rizai dhe unë u gëzova për këtë përgjigje të Rizait. Që atëherë u bëmë miq. Me Manen, kam bërë një kurbet të mirë kur shkuam në Luftën e Spanjës-vijon Petro Markoja. Në 1931, kur isha mësues në Dropull, kam njohur Zylyftar Veleshnjen. Asim Vokshi më dha një fotografi të Muço Kapinovës me shokë… kam patur mik Kahreman Yllin, Tajar Grepckën, Neshat Hysin etj. Kur isha mësues në pedagogjiken e Tiranës dhe Ekonomike, edhe pse ishin më të varfërit djemtë më të mirë ishin nga Skrapari. Kam punuar në Skrapar një muaj për romanin “Stina e Armëve”. Ka kapituj të tërë në atë libër ku kam patur parasysh Skraparin. Ku nuk kam shkuar gjatë atij muaji: në Potom, Cerovë, Radësh, Gjerbës, Cepan në Malindin e Xhevos. Për herë të parë biles kam dalë në televizor kur kam dalë në Kulmak me Endri Kekon”
Petro Marko mbetet një nga shkrimtarë e papërsëritur të kohërave shqip. Ai është vlerësuar në 2003 me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Shkrimtari i zhanrit Prozë dhe Poezi. Thuajse çdo vepër krijuese e tij nuk ka sesi të mungoj në bibliotekat e magjisë shqip. Disa ndër tituj kryesorë që rikujtojnë Petro Markon janë:
Hasta la Vista
Nata e Ustikës
Stina e Armëve
Ara në Mal
Shpella e Piratëve
Qyteti i Fundit
Një natë dhe dy Agime

Corovoda Online / Foto Petro Marko / Skrapar / Gjerbës / 1970