Lushnje - 40 vjeçari nga Skrapari - Në gjëndje të Dehur Ikën nga Karburanti pa paguar -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Lushnje - 40 vjeçari nga Skrapari - Në gjëndje të Dehur Ikën nga Karburanti pa paguar

Fatjon Kaloci
20.2.17
Një shtetas  40 vjeç u arrestua nga Policia e Lushnjes, nën akuzën për mashtrim dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo sepse gjatë natës 19 shkurt 2017 shtetasi me iniciale E.K. nga Skrapari,  në fshatin Gramsh, Lushnje pranë karburant “Neri SHPK” ka furnizuar me karburant në vlerë 106 mijë lekë automjetin tip Benz në pronësi të tij, është larguar pa paguar lekët.
Punonjësi i karburanti ka njoftuar policinë, ku blutë i janë vënë në ndjekje 40-vjeçarit, dhe pas kapjes së tij rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.


Corovoda Online / Burimi JavaNews