Open Day - Miratohet Ndërtimi i Rrugës Çorovodë - Përmet Bashkia Skrapar Komunikon me Publikun mbi arritjet dhe sfidat **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Open Day - Miratohet Ndërtimi i Rrugës Çorovodë - Përmet Bashkia Skrapar Komunikon me Publikun mbi arritjet dhe sfidat

Fatjon Kaloci
26.2.17
Në një takim të tipit Open Day Bashkia Skrapar ka zhvilluar paraditen e së dielës 26 Shkurt 2017 një Komunikim me Publikun mbi sfidat dhe arritjet 2016 - 2017. Takimi u zhvillua i konceptuar mes pyetjeve të komunitetit. Krahës Kreut të Këshillit Bashkiak, Kryetarit të Bashkisë dhe Drejtues të tjerë ishte e pranishme edhe deputetja e qarkut Silva Caka. Për t'u theksuar nga takimi u mësua se Qeveria ka miratuar e rrugës Çorovodë - Përmet dhe se faza e parë momentalisht është në proçes tenderimi. Më poshtë, e plotë fjala e Kryetari të Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu gjatë këtij takimi.

Zgjedhjet e fundit lokale, implementimi i Reformës Territoriale sollën konturimin e një realiteti të ri, atë të njesive lokale të medha, që u krijuan nga shkrirja dhe bashkimi i disa njësive me të vogla, të ish-komunave dhe në këte kuader u krijua Bashkia Skrapar, nga shkrirja dhe bashkimi i Bashkisë Ҫorovodë me 8 ish-komunat, Qendër, Ҫepan, Potom, Leshnje, Gjerbes, Zhepë, Bogovë dhe Vëndreshë.

Bashkia e re -  Bashkia Skrapar , që në fillim të aktivitetit të saj, ishte e disavantazhuar nga dy faktore kryesorë.

1.Territori mjaft i madh ne zoterim te saj me 778 km2 , ndër më të mëdhatë në vend çka krijonte vështiresi të mëdha për menaxhimin dhe kontrollin e tij.

2.Numri i paktë i popullsisë me vetëm 18.700 banorë, i cili nuk mundësonte fonde të mjaftueshme nga buxheti i shtetit për ushtrimin e aktitetit të saj normal, pasi fondet nga Grantet e pakushtëzuara nga buxheti i shtetit akordohen sipas numrit të popullsisë.

Por përveç këtyre faktorëve Bashkia Skrapar e sapokrijuar , do të përballej me një seri problematikash të tjera , si infrastruktura tejet e rënduar rrugore e një pjesë të madhe të territorit të ish-komunave, të ardhurat e pakta, fondet e pamjaftueshme, iventarizimi i aseteve të ish-komunave, kontrollin e investimeve në lidhje me të ashtuquajturat kontrata të papërfunduara, Ujësjellsat të cilat në këtë reformë ndryshuan status dhe kaluan në administrimin e bashkisë, mungesa e energjisë elektrike në disa zona të largëta për shkak të amortizimit të rrjetit, shërbimi shëndetësor dhe arsimor, administrimi i pronave të pyjeve dhe kullotave,mungesën e planeve të zhvillimit afatemesëm dhe afatgjatë,mungesën e burimeve njerezore të kulaifikuara për thithjen e projekteve nga fondet e bashkimit europian dhe shumë të tjera,zhvillimi i turizmit etj.

Për t`ju përgjigjur të gjitha këtyre sfidave ne që në fillim i kushtuam kujdes përzgjedhjes së stafit të ri, adminstratorëve të rinj të njësive duke zgjedhur si administrator, njerëz që gëzojnë besimin e komunitetit, njerëz që ofrojnë zgjidhje dhe që bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve të tij.

Inventarizuam me kujdes të gjitha asetet e ish-komunave, regjistrat e kadastrave, të taksave, duke evidentuar ata sektorë që gjenerojnë të ardhura, për të ndërtuar me pas strategji menaxhimi për shfrytëzimin me efikasitet të tyre.

Kontrolli i gjendjes së investimeve nga ish-komunat ishte një nga sfidat me të cilat bashkia jonë u përball, pavarësisht faktit se ky proçes kryehet me prokurim elektronik, kishte shumë investime të papërfunduara të ashtuquajtura kontrata të papërfunduara për të mundësuar kryerjen e tyre.

Me ligjin e ri ujësjellsat nga Sh.a., kaluan në administrimin e bashkisë dhe duke qënë se këto shoqëri kanë qënë problematike në funksionimin e tyre me anë të bordeve, vënia në efiçencë menaxhimi i tyre, rakordimi i pagesave të ujit ishte një sfidë më vete për bashkinë.

Ky sektor tashmë nga një sektor jorentabël i cili nuk mundësonte as pagat e punonjësëve të vet është shëndërruar në një sektor efiçent duke garantuar sigurimin me ujë të popullsisë pa probleme
Tani së fundi qeveria i ka trasferuar bashkisë dhe sektorin e pyjeve për të bërë administrimin e tij.
Bashkia ka krijuar Drejtorinë e tij pranë bashkisë dhe aktualisht po merret me trasferimin e aseteve nga shteti drejt bashkisë dhe shumë shpejt ky sektor do të bëjë menaxhimin e këtij sektori, kontrollin e territorit, ndalimin e aktiviteteve të paligjëshme dhe më pas shfrytëzimin e programuar për ti ofruar qytetarit lënde djegëse druhusore gjatë stinës së ftohtë të dimrit natyrisht me çmime më të reduktuara nga tregu aktual.

Taksat menaxhimi i tyre ishte një nga sfidat më të vështira të bashkisë dhe sektorit të taksave.
Vënia në efiçence e këtij sektori mjaft të rëndësishëm, formalizimi i sistemit informal të bizneseve që operonin në territoret e ish-komunave, kontrolli ,monitorimi i vazhdushëm i gjendjes së të gjitha bizneseve që operojnë në territorin e bashkisë ishin çelçsi i suksesit në punën e këtij sektori ,të realizimit dhe tejkalimit të planit të të ardhurave të bashkisë.

Standarti i shërbimit ndaj qytetarit,ofrimi i një shërbimi të shpejt dhe pa kosto, jo vetëm pranë qendrave administrative por dhe në skajet më të largëta ishte një nga sfidat më të mëdha në punën tonë.

Ne kemi ndërtuar kanale te frytshme bashkëpunimi me qytetarët duke filluar nga komunikimi me kryepleqtë, administratoret e njësive dhe Bashkinë, me qëllim që ata të jenë të informuar me aktivitetin e bashkisë, ne të njohim hallet dhe problemet e tyre, të ofrojme zgjidhje reale natyrisht kur ato jane brenda kornizave ligjore.

Sot pothuajse të gjitha fshatrat e bashkisë mbulohen me shërbim arsimor dhe shëndetsor sipas mundësive që kemi në dispozicion, por gjithmonë duke e ofruar atë realisht dhe jo fiktivisht.



Informimi publik është një nga element më të rëndësishëm në aktivitetin e një Bashkie dhe ne natyrisht e kemi vlerësuar me prioritet këtë sektor. Ne kemi disa kanale transparente për të mundësuar këtë të drejte të qytetarit si faqja zyrtare e bashkisë, mbledhjet e këshillit bashkiak janë të hapura për të gjithë qytetarët, analizat e bashkisë si dhe dëgjesat publike që kryetari i bashkisë realizon nje herë në vit me stafin e tij në kinemanë e qytetit.

Bashkia Skrapar nga mesi i vitit 2015 dhe deri më sot ka qëne një nga bashkitë që ka përfituar shumë nga këto investime. Jane kryer investime të konsiderueshme në infrastrukture, arsim, shëndetësi, turizëm, energjinë e rinovueshme, sipërmarrjen private, punësim etj.

Trasformimi që ka pësuar zona është i dukshëm dhe i prekshëm për këdo që vjen në Skrapar dhe këto kanë ndikuar drejtpërsërejti në jetën e komunitetit.

Të gjitha këto investime janë realizuar nga disa drejtime kryesore
1-Të ardhurat e vetë bashkisë
2-Buxheti i shtetit
3-Nga projektet dhe fondacionet
4-Nga Projekti Tap
5.Sipërmarrja Private

Bashkia Skrapar nga një bashki me të ardhura relativisht të pakta si rezultat i ndërtimit të një strategjie efikase për evidentimin e burimeve potenciale që gjenerojne të ardhura , formalizimit të bizneseve informale, ndërgjegjsimit të biznesit për të pagur taksat ka mundur që të krijojë të ardhura të konsiderueshme të cilat janë përdorur në investime të ndryshme në të gjithë territorin e bashkisë.
Mund të përmendim realizimin e një sërë investimesh shumë të rëndësishme nga këto të ardhura si Rikostruksion i Qëndrës së Fshatit Ҫepan, Rikostruksion i Urës së Tomorricës, Mirëmbajtje rrugë komunale fshati Zhepë, blerje fadrome, Rrethimi i Shkollës Zylyftar Veleshnja, Rikostruksion i shkollës së fshatit Nishicë, Ndërtim veprash arti rruga Buzuq Vëndreshe, Shpronësim toke për varreza, Shpronësim objektesh, rikostruksion i pjesëshem i bashkisë, Rikostruksion i urës së Sharovës ,ndërtim i mureve pritëse dhe urave në aksin Ura e Blezenckës-Prishtë,Punime në rrugët e brendshme Sharovë, Rikostruksion i shkollës Spatharë, Urës së Grevës etj.

Nga investimet e kryera nga fondet e buxhetit të shtetit mund të përmendim, Projekti I KUZ Qytetit i Ҫorovodës, Pyllëzimi i kurorës së qytetit, rehabilitimi i kanalit ujitës së fshatit Vendreshë, Rikualifikimi i sheshit urban të qytetit, ndërtimi i unazës juglindore etj.

Investime te kryera nga projekte dhe fondacione
Bashkia i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sektorit të projekteve dhe fondacioneve duke krijuar dhe një njësi të veçantë e cila merret me evidentimin e thirrjeve për projekte si nga Bashkimi Europian, IADSA, GTZ Koperacioni Gjerman, Fondaconi Besa për të mundësuar më pas pjesëmarrjen me partnerë vendas dhe të huaj.

Ne kemi tashmë një praktike të mirë pasi kemi fituar disa projekte me Jacen si projekti i turizmit tashmë i përfunduar zhvillimi i mundësive për promovimin e Skraparit Zhvillimi ekonomik rural krijimi i vendeve të punes tek grate dhe të rinjtë.

Kemi fituar një projekt tjetër po me IADSën në bashkëpunim me bashkitë Gjirokaster – Berat - Përmet - Skrapar për promovimin e turizmit rajonal me titull "Udhëto sipas mënyrës tënde" .
Po punojmë me projektin tjeter ftues me GIZ krijimi i Guest House - shtëpive akomoduese në zonat me të frekuentuara nga turistët.

Kemi fituar nje projekt tjeter në partneritet me Ҫesvin nga USAID në ndihmë të fermerëve për promovimin e produkteve të zones.

Me fondacionin Besa tashmë kemi një praktikë të konsoliduar bashkëpunimi duke financuar një sërë projektesh të rëndesishëm.

Jemi në bashkëpunim me një bashki Sllovene Zagorja në fillim për të mundësuar trajnimin e stafit dhe më pas për të aplikuar drejtpërsedrejti me partnere për të mundësuar financimin e projekteve nga BE në fusha si turizmi, bujqësia ku dhe zona ka më shumë mundësi për ti fituar ato.

Një nga përfitimet më të mëdha që ka pësuar zona jone është dhe projekti i Gazit Tap, implementimi i të cilit krijoi një impakt mjaft pozitiv, një bum ekonomik në zonë.

U ndërtuan dhe asfaltuan disa akse të rëndesishëm infrastrukurore në zone si ai Potom - Ҫorovodë, Buzuq –Therepel , Unaza e qytetit që pritet të fillojë së shpejti.

U punësuan me qindra te rinj në këtë projekt , pa llogaritur tregun e banesave ,çmimi i të cilave konkuronte dhe qendrat e mëdha si Tirana duke gjeneruar të ardhura ndihmëse për ata që i disponin këto banesa.

Sipërmarrja private si një nga aktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës tashmë është gjallëruar dhe po interesohet që të investoje kapitalet e vet, dhe ato të akumuluara.

Mund të përmendim investimet në sektorin e turizmit Hotelerise,Resortit Turistik në Hambull, në Fushën e Energjisë së Rinovueshme, në Sektorin e Mermerit etj.

Sektori i Turizmit është shpalluar nga bashkia si një nga sektoret prioritare që do të ndikojë në zhvillimin e zonës në të ardhmen e afërt e lidhur kjo dhe mundesitë që zona ofron në turizmin e aventures dhe natyrën ende te pashfrytëzuar.

Projekti i turizmit tashmë i përfunduar ,"Zhvillimi i mundësive për promovimin e turizmit në Skrapar”
Rritja ekonomike rurale , krijimi i vendeve për gratë dhe të Rinjtë “krijoi infrastrukturën e mirëfilltë turistike në zonë, nëpermjet vendosjes së sinjalistikës së munguar turistike, ndërtimin e pikave panoramike, rikostruksioni i urës së Blezenckës dhe Urës së vogël të Zabërzanit ,hapjen e agjensisë turistike Proskrapar ,investimeve të drejtperdrejta në segmentin e kanioneve,krijimi i një zone kampingu në Hambull, një pike për futjen e gomoneve tek mulliri i babait dhe një pike dalëse pranë fabrikës së kepucëve , rikostruksioni i shtegut të ujvarës së Bogovës , shënjimi i shtigjeve të trekingut, blerjeve të pajisjeve për alpinizmin në kanionin e Gradecit, kurseve trajnuese tek grate dhe të rinjtë.

Tani pas përfundimit të tij vjen projekti tjetër me Koperacionin Gjerman Giz i cili na sjell drejt një qasje tjetër mjaft të preferuar nga turizmi malor sot atë të shtëpive akomoduese.

Nepermjet tij në vendet më të vizituara nga turistet në do të ndërtojme keto shtëpi pritese për turistët të cilat shpejt do te ndikojnë dhe në rritjen e prezencës turistike në zone .

Bashkëpunimi rajonal në fushën e turizmit është shumë i rëndësishëm dhe projekti tashmë fitues që do të filloj së shpejti, synon që të futet në tregun e operatoreve turistike të ofrojë dhe shesë paketa që do të përfshijnë disa rajone si Gjirokastrën, Beratin, Skraparin dhe Përmetin, një miksim vlerash dhe traditash historike dhe natyror të cilat shumë shpejt do ta shënderrojnë këtë zonë si një nga më të frekuenturat.

Viti 2017 do të jetë gjithashtu një vit investimesh shumë të rëndësishme në bashkine Skrapar do të jetë viti i përfundimit të rikostruksionit të qytetit , viti i fillimit dhe jetëzimit të projekteve fituese .

Corovoda Online