Zgjidhja nuk është arma por për mbajtësit ajo është problem më shumë, veçanërisht pas prillit 2017 kur në Shqipëri do të përfundoj një fushatë amnistie e deklaruar në media më herët. Të mërkurën dhe të enjten 15 dhe 16 shkurt 2017 armë, fishekë e granata janë dorëzuar vullnetarisht pranë komisariateve respektive në Skrapar dhe Poliçan. Sipas informacioneve zyrtare rreth 5000 fishekë, 10 granata dhe 1 armë u dorëzuan një ditë më parë në Poliçan. Ndërsa të mërkurën një video e shpërndarë në rrjet nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat publikoi imazhe të momenteve të dorëzimit të 7 800 fishekëve dhe 3 armëve në Skrapar.. Edhe të enjten pati një rast tjetër të dorëzimit të një arme zjarri në Skrapar.
Corovoda Online
Corovoda Online