Përmes një statusi të përditësuar në rrjetin social Facebook Kryetari i Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj publikoi më herët se Bashkia Poliçan do të përfshihet në gjithë territorin e saj nga një sërë investimesh. Sipas postimit, një mori investimesh do të nisin që nga muaji Mars 2017 dhe do të përfundojnë brenda 2017 thuhet në postim. Thuajse të gjitha pallatet e ndertesat disa katëshe do të të kenë ndërhyrje në pamjen e tyre të jashtme, po ashtu Unaza e Plirëzës, Unaza e Vogël si dhe një Kënd Lojrash do të ndërtohen thuhen ndër të tjera në postimin e bërë pak pas orës 19:00 të kësaj të marte 14 shkurt 2017 në një rrjet social.
Corovoda Online / imazhi Fotoweb
"Fshatrat , nuk do të jenë më të harruar !Në një hapësirë të vogël vitesh, Skrapari dhe Poliçani po preken nga një sërë investimesh madhore disa prej të cilave vijojnë.
Do të fillojmë investimet me rrugët rurale, kanalizime, kanalet vaditëse etj. Të gjitha këto investime do të fillojn në muajin Mars e në vazhdim, duke përfunduar brënda 2017".
Corovoda Online / imazhi Fotoweb